LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Haradinajt: Politika 20 vjeçare e dëgjueshmërisë ndaj aleatëve, na ka sjell në këtë gjendje të rëndë (Video)

Këshilltari i Haradinajt: Politika 20 vjeçare e dëgjueshmërisë ndaj aleatëve, na ka sjell në këtë gjendje të rëndë (Video)

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu, ka thënë se Haradinaj do të ishte njeriu i fundit që do t’i prishte raportet e Kosovës me SHBA-në.

Belegu, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se taksa prej 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinam nuk është drejtuar ndaj SHBA-së apo BE-së, por ndaj Serbisë.


“Taksa është kundër një shteti, eventualisht dy. Natyrisht komuniteti ndërkombëtar dëshiron të normalizojë raportet me këto dy shtete”.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se politika 20 vjeçare që ka ndjekur Kosova për të qenë të dëgjueshëm e ka sjell vendin në këtë gjendje.

“Politika jonë që 20 vjet, me qenë Kosova të dëgjueshëm dhe të dëgjojmë aleatët tonë gjithmonë na ka sjell në këtë gjendje, sa i përket statusit të Kosovës”.

Belegu ka thënë se vendimi për taksën nuk ka qenë personal i Haradinajt, por i Qeverisë. Prandaj, sipas tij, Haradinaj nuk ka asgjë kundër me SHBA-në.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se vendimi për të taksuar edhe brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi, mund të ketë ndikuar që të reagojnë edhe shtetet perëndimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori