LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë pas mbledhjes me Vuçiqin: Ushtria mbetet në gatishmëri luftarake

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë pas mbledhjes me Vuçiqin: Ushtria mbetet në gatishmëri luftarake

Në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, ku ishte prezent edhe Aleksandar Vuçiq është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kushtuar zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u ra dakord për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Serbisë, raporton N1.


“Për shkak të përdorimit brutal të forcës së Albin Kurtit dhe forcave të tij kundër popullit serb në Kosovë, forcat e armatosura të Republikës së Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake deri në njoftimin e dytë, u ra dakord në mbledhjen e Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të presidentit të Serbisë.

Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, reagon Vuçiq
Lexo po ashtu Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, reagon Vuçiq

Është theksuar se KFOR/NATO nuk e ka kryer punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike nga Kumanova.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO përmbush funksionin dhe mandatin e tij, në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe mbron serbët në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori