LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë bisedimet e para mbi rreziqet e inteligjencës artificiale

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë bisedimet e para mbi rreziqet e inteligjencës artificiale

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtë javë do ta mbajë diskutimin e parë formal mbi inteligjencën artificiale në Nju Jork, me Britaninë e cila do të kërkojë dialog ndërkombëtar mbi ndikimin e teknologjisë në paqen dhe sigurinë globale.

Qeveritë në të gjithë boten tani janë duke konsideruar se si të zbusin rreziqet e teknologjisë në rritje të inteligjencës artificiale, e cila mund ta riformësojë ekonominë globale dhe ta ndryshojë sigurinë ndërkombëtare.


Britania e mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë muaj, dhe vazhdimisht ka qenë duke kërkuar një lidership global mbi rregullimin e inteligjencës artificiale, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

James Cleverly, Sekretari britanik për Punë të Jashtme do ta udhëheqë diskutimin i cili do të mbahet të martën.

Në qershor, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, e kishte mbështetur një propozim nga udhëheqës të kompanive të inteligjences artificiale mbi krijimin e një trupi mbikëqyrës ndërkombëtar të inteligjencës artificiale sikurse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori