LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit diskuton për ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor

Këshilli i Sigurimit diskuton për ndërtimet izraelite në Bregun Perëndimor

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, sot ka mbajtur një takim me dyer të mbyllura, ku ka diskutuar për planin e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja në Bregun Perëndimor.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit u njoftuan me raportin e të dërguarit të OKB-së në Lindjen e Mesme, Nikollaj Mlladenov, në lidhje me planet e miratuara nga Izraeli për ndërtimin e 2500 shtëpive, në kundërshtim me një rezolutë të OKB-së që kërkon ndërprerjen e ndërtimit në vendbanime palestineze.