LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk akrediton disa kolegje private

Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk akrediton disa kolegje private

Tetë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces të akreditimit institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Të gjitha janë kolegje private.

Kryetari i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Gazmend Luboteni, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, tha se këto institucione nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj në vitin akademik 2020/2021 në asnjë program studimi.


Në mbledhjen e fundit të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim është marrë vendim për mos akreditim për tetë institucione të arsimit të lartë. Sipas tij, nëse një institucion për herë të dytë radhazi nuk e merr akreditimin atëherë e humb licencën.

“Disa institucione (kolegje private) nuk kane marrë akreditim institucional dhe nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj në vitin akademik 2020/2021 në asnjë program. Nëse për herë të dytë radhazi institucioni i njëjtë ka dështuar në akreditimin institucional, ky institucion e humb licencën. Institucionet e arsimit të lartë që kanë dështuar në akreditim, mund të parashtrojnë ankesë”, tha Luboteni.

​KShC-ja nis procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë
Lexo po ashtu ​KShC-ja nis procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë

Ai theksoi se Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendimin e ka marrë bazuar në vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë.

“Duhet pasur parasysh faktin se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë bazohet në vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë, që kanë përvojë të konsiderueshme në fushën e akreditimit”, tha ai.

Institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë akreditim institucional janë Kolegji Dukagjini, Kolegji Fama, Iliria, Pjetër Budi, Kolegji Tempulli, Arbëria, Biznesi edhe Kolegji Universi.

Institucionet e arsimit të lartë që kanë marrë akreditim institucional janë pesë universitete dhe një kolegj privat. Bëhet fjalë për Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universitetin e Pejës, Universitetin e Prizrenit dhe Kolegjin UBT në Prizren dhe Ferizaj.

Procesi për akreditim institucional për këtë vit ka përfunduar, ndërkaq tashmë ka nisur procesi për akreditimin e programeve studimore. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori