LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Agron Beka ka paraqitur prova të cilat demantojnë pretendimet e Komisionit për Legjislacion

Këshilli Prokurorial i Kosovës: Agron Beka ka paraqitur prova të cilat demantojnë pretendimet e Komisionit për Legjislacion

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmerren pas miratimit të rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Agron Beka, që është zgjedhur nga radhët e fakulteteve juridike në cilësinë e anëtarit të KPK-së.

Me këtë rast, KPK-ja ka shprehur shqetësimin e vet të thellë me rastin e pranimit të informacionit gjatë ditës së djeshme për miratimin e rekomandimit të këtij komisioni.


“KPK-ja, në takim e sotëm, diskutoi hollësisht aspektin procedural dhe ligjor lidhur me këtë iniciativë të Komisionit, që rezulton se Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit i Kuvendit të Kosovës, ka marrë veprime të ngutshme, pa shqyrtuar të gjitha provat, të cilat janë relevante për këtë iniciativë të tyren, prova këto, të cilat anëtari i KPK-së, Agron Beka, i ofroi sot në takimin e jashtëzakonshëm (me vëllim voluminoz), të cilat demantojnë plotësisht të gjitha pretendimet e potencuara nga iniciatorët në Komisionin për Legjislacion, për shkarkimin e anëtarit joprokuror të KPK-së” thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “se në mesin e shumë provave voluminoze që ofroi z.Beka ishin edhe disa dëshmi të komunikimit zyrtar me zyrtarët e lartë dhe kompetentë në institucione të rëndësishme shtetërore, të cilët, paraprakisht, ka më shumë se një vit që janë njoftuar mbi keqpërdorimet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, e të cilët deri sot e kësaj dite nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor për t’i parandaluar pasojat negative evidente, përkundrazi, mosveprimi i tyre ka shkaktuar krijimin e situatave për inicimin e procedurave në organet e sistemit të drejtësisë.

“Bazuar mbi këto që u cekën më lart, në takimin e jashtëzakonshëm të KPK-së, u tha se, të gjitha pretendimet e tjera të potencuara në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, demantohen nga provat që janë prezantuar para Këshillit Prokurorial nga anëtari joprokuror i KPK-së, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur, sot, më 29 shtator 2023”, vijon njoftimi.

Lidhur me shkeljet e pretenduara nga Komisioni për Legjislacion, KPK-ja, njofton opinionin e gjerë publik se, në rastin konkret nuk ka asnjë shkelje të dispozitave të Kushtetutës, Ligjit të KPK-së dhe të akteve tjera nënligjore, por hipotetikisht, edhe po që se do të kishte shkelje, qoftë edhe në të ardhmen nga ndonjë anëtar i KPK-së, organi apo institucioni i vetëm kompetent (në bazë të legjislacionit në fuqi) për t’i shqyrtuar shkeljet eventuale është Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe mekanizmat e tij, si institucion kushtetues dhe i pavarur.

Andaj, në përfundim të takimit të sotëm të jashtëzakonshëm, u theksua se veprimet e tilla të Komisionit për Legjislacion paraqesin tendencë të hapur politike për të ndërhyrë në funksionimin e rregullt dhe cenimin e mandatit kushtetues dhe ligjor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori