LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial: Janë rikthyer 1.1 milion euro nga 2.1 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit

Këshilli Prokurorial: Janë rikthyer 1.1 milion euro nga 2.1 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit

Në takimin e së enjtes të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndër tjerash, u bë edhe prezantimi i raportit të punës së mekanizmit që përcjell të dhënat për pasurinë e konfiskuar dhe të sekuestruar.

Prokurori Shqipdon Fazliu, në cilësi të Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, gjatë raportimit të tij, theksoi se vlera e pasurisë së ngrirë dhe të sekuestruar, që dyshohet se është fituar nga aktivitetet kriminale, arrin vlerën 63 milionë euro.


I njëjti, përgjatë prezantimit të këtij raporti e potencoi rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Lidhur më këtë rast, prokurori Fazliu theksoi se janë rikthyer 1.1 milion euro nga paratë e vjedhura ku edhe disa subjekteve afariste u janë tërhequr paratë.

‘’Disa subjekteve afariste u janë tërhequr paratë që i kanë pranuar si palë të treta’’, tha prokurori Fazliu.

I njëjti shtoi se ky rast ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe se prokuroria mund të inciojë procedurë me rastin e gjetjes së provave të reja.

Kujtojmë se më 7 dhjetor 2022, Gjykata e Prishtinës kishte shpallur fajtorë Labinot Grudën dhe Kadri Shalën, të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.Gjykata Themelore e kishte dënuar Labinot Grudën me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 11 viteve dhe dënim me gjobë në vlerën 8500 euro. Po ashtu i ishte shqiptuar dënimin plotësues me të cilin ia ndalon ushtrimin e punëve në funksion publik.

Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarve për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit
Lexo po ashtu Apeli vërteton dënimin ndaj të akuzuarve për vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit

Ndërsa, të pandehurin Kadri Shala gjykata e dënoi me dënim unik, dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 viteve dhe dënim me gjobë në vlerë 33 mijë euro. Gjykata në shpallje të vendimit kishte njoftuar se e tërë pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme është konfiskuar.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit me 30 qershor të këtij viti, kishte marrë vendim me të cilin e kishte vërtetuar aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve në rastin e aferës së dy milionëshit.

Në aktakuzë Prokuroria Speciale ka përshkruar se më 9 tetor të vitit 2020, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.

1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë Shala dyshohet se i ka transferuar në 26 kompani të ndryshme në Kosovë ndërsa 440 mijë euro i njëjti person dyshohet se i ka transferuar në llogari bankare në Turqi nën arsyetimin për pagesë të blerjes së makinerisë së betonierës dhe pompës së betonit.

Dy të pandehurit, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, sipas aktakuzës nga data 9 tetor deri më 15 tetor të vitit 2020 në Prishtinë, pas marrëveshjes dhe planifikimit paraprak në bashkëkryerje kanë bërë transferimin e parave nga Thesari i Shtetit në kompaninë e personit të autorizuar Kadri Shala “LDA GROUP SHPK” ndërsa me qëllim të fshehjes së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme, i ka ndarë rreth 2.1 milionë eurot në llogari të ndryshme bankare të personave fizikë nën arsyetimin për blerje, huazim, avance, donacione e kryerje të borxheve.

Tutje, prokurori Fazliu bëri të ditur se në periudhën prill – qershor 2023, janë konfiskuar edhe pasuri të jashtëligjshme në shumën mbi 3.5 milion euro.

‘’Shuma e pasurisë së konfiskuar në këtë tremujor ka qenë më e madhja në pesë vitet e fundit dhe një trend i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen’’, shtoi prokurori Fazliu.

Tutje, prokurori Fazliu theksoi faktin që ky mekanizëm është shumë efikas në dobësimin ekonomik të individëve dhe grupeve kriminale dhe tregon një aspekt të fuqishëm për luftimin e krimit.

Ky raport për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik u miratua nga anëtarët e Këshillit. /Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori