LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Ministrave në Bruksel pritet që nesër të diskutojë për taksën ndaj Serbisë dhe FSK-në

Këshilli i Ministrave në Bruksel pritet që nesër të diskutojë për taksën ndaj Serbisë dhe FSK-në

Të hënën në Bruksel pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ku do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit.

Këshilli i BE-së pritet të përsërisë qëndrimin se Prishtina duhet të revokojë tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndryshohet vetëm në përputhje me kushtetutën dhe me dialogun e të gjithë faktorëve kompetent.


Edhe pse nuk është zyrtare, ‘Tanjug’ raporton se ministrat do të fokusohen në gjendjen e Bosnje e Hercegovinë pas zgjedhjeve, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin si dhe për zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë.

Qeveria konfirmon vendosjen e masave të reja ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria konfirmon vendosjen e masave të reja ndaj Serbisë

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar të premten se nuk ka asnjë dilemë rreth votimit të tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, më 14 dhjetor.

“NATO është organizatë e disa vendeve të sigurisë dhe mendimi i një anëtari të NATO-s nuk kthehet në vendim, në fakt vendimet merren vetëm kur të gjithë janë dakord, kështu që ne nuk na pengon puna me NATO-n. Nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga të tjerët kjo nuk ndryshon asgjë”, ka thënë Haradinaj.

Për këtë pati edhe kundërshtime nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vuçiq në panik: Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë, secila më e rëndë se tjetra
Lexo po ashtu Vuçiq në panik: Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë, secila më e rëndë se tjetra

Stoltenberg paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenberg, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Përveç taksës, gjithashtu Qeveria e Kosovës është duke menduar për vendosjen e masave të reja ndaj Serbisë.

Të dielën gjatë ditës mediet në Kosovë por edhe në Serbi kanë raportuar se priten tri masa të reja kundër Serbisë.

Në mesin e masave janë raportuar edhe ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë, dhe gjithashtu edhe ndalimi i hyrjes së automjeteve me targa të Serbisë./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori