LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Investitorëve Evropianë publikon rekomandimet për krijimin e vendeve të reja të punës

Këshilli i Investitorëve Evropianë publikon rekomandimet për krijimin e vendeve të reja të punës
mockups-design.com

Këshilli i Investitorëve Evropianë do ta publikojnë dokumentin e quajtur “White Book 2018″, i cili identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë dhe ofron rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat evropiane.

Ky dokument pritet t’i dorwzohet Qeverisw sw Kosovws dhe institucioneve pwrkatwse dhe ofron rekomandime për zhvillimin e ekonomisë kosovare dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija, është shprehur se “duke marrë për bazë faktin se Investitorët Evropianë janë investitorët më të mëdhenj në ekonominë Kosovare, mund të konstatojmë se rekomandimet e tyre janë shumë legjitime për të bërë Kosovën një vend sa më atraktiv për investimet e huaja direkte (IHD). Gjithashtu, eliminimi i barrierave biznesore nënkupton rritjen e firmave si dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të cilat Kosova ka mjaft nevojë”.

Publikimi i këtij dokumenti do të ndodhë me 20 shtator 2018, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Telegrafi/