LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial kërkojnë nga deputetët të mos aprovojnë rekomandimet për pagat

Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial kërkojnë nga deputetët të mos aprovojnë rekomandimet për pagat

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë amendamentin, të cilin e ka propozuar Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, që parasheh të fshihet neni 27 i këtij projektligji.

Përmes një komunikate, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, thotë se votimi i këtij amendamenti bie ndesh me prioritetin e caktuar shtetëror për sundim të ligjit, i cili, përveç të tjerave, është në kundërshtim të plotë me nenin 4 të Kushtetutës, Ligjin për gjykata dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit, si dhe është në kundërshtim edhe me Kartën Evropiane për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Në vetvete, ky amendament përmban de-motivim për punë, por edhe cenim të integritetit, mirëqenies dhe pritjeve për të pasur një efikasitet në fuqizimin e sundimit të ligjit, në kohën kur jemi duke synuar plotësimin e standardeve dhe kritereve për t’u anëtarësuar në BE dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera kriminale.

Tahiri i quan degraduese rekomandimet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Lexo po ashtu Tahiri i quan degraduese rekomandimet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Në këtë kontekst, përkrahja e këtij amendamenti dhe miratimi i tij do të detyrojë sistemin gjyqësor dhe prokurorial që të ndjekë të gjitha rrugët kushtetuese dhe ligjore për të mbrojtur pavarësinë dhe mirëqenien e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit të tyre.

Padyshim që siguria financiare e gjyqësorit dhe prokurorisë është parakusht themeltar për të arritur pritjet shtetërore në përmbushjen e synimit për plotësimin e standardeve dhe kritereve për t’u anëtarësuar në BE dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera kriminale.

Andaj, ne besojmë fuqishëm që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të tregojnë vullnetin e duhur që të ruhet stabiliteti i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori