LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës: Shqipëria të konfiskojë pasuritë që burojnë nga krimi

Këshilli i Evropës: Shqipëria të konfiskojë pasuritë që burojnë nga krimi

Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje Shqipërisë të forcojë përpjekjet në luftën kundër pastrimit të parave dhe të konfiskojë pasuritë që burojnë nga krimi i organizuar.

Përmes një raporti të posaçëm të përpiluar nga Komiteti kundër pastrimit të parave, “Moneyval”, KiE e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve me mbikëqyrje të thelluar për pastrim parash.


“Korrupsioni përbën një risk të madh për pastrim parash në Shqipëri, që shpesh është i lidhur me krimin e organizuar. Autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë risk, por deri tani, zbatimi i ligjit i ka dhënë vëmendje të kufizuar targetimit të parave që vijnë nga korrupsioni”.

Autoriteti që koordinon luftën kundër pastrimit të parave në Shqipëri është Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Sipas “Moneyval”, kjo drejtori përdor një sërë burimesh informacioni, mbi bazën e të cilave kryhen shumë hetime për pastrim parash. Por, këto hetime prodhojnë pak rezultate konkrete edhe për shkak të punës së dobët nga organet e drejtësisë.

“Hetimet, rrallë rezultojnë në ndjekje penale ose konfiskim të aseteve të krimit, e shpeshherë pezullohen nga Prokuroria”.

Sipas të dhënave zyrtare, në 5 vitet e fundit asetet e konfiskuara nga aktivitetet kriminale kanë shënuar rritje të ndjeshme. Por, sipas raportit të “Moneyval”, sërish asetet e konfiskuara nga qeveria nuk janë në përpjestim me nivelin e kriminalitetit në vend.

Ndaj, Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje qeverisë që të forcojë luftën kundër pastrimit të parave dhe financiamit të terrorizmit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori