LAJMI I FUNDIT:

KËSHILLË

KËSHILLË

Poezi nga: Zinaida Gippius
Përktheu: Maksim Rakipaj

Hesht. Mos hap gojë. Me askënd mos fol,
Askujt mos iu hap, asnjëherë.
Asnjeriu të them, merr vesh? Kupto!
Folu sa të duash, s’ka vlerë.


Mos qaj. Mos derdh lot. Dhe bekuar qoftë
Ai që dhëmbjet mund t’i fshehë.
Askush s’meriton asnjë pikë lot,
As prej teje, as nga të tjerët.

Fshihu, ama dhe dhëmbjen fshihe në mundsh,
Shëtit sikur s’ke gjë, vazhdo.
Se fjalë, lot, psherëtima – askush,
Asnjeri nuk i meriton.