LAJMI I FUNDIT:

Këshilla si ta kultivoni borzilokun në shtëpi

Këshilla si ta kultivoni borzilokun në shtëpi

Borziloku është bimë erëzash e cila përdoret shumë në kuzhinë. Më i mirë është kur është i freskët

Kultivimi i borzilokut nuk kërkon shumë kujdes, është mirë ta keni gjithmonë afër, sepse kjo erëz e popullarizuar mund t’ia përmirësojë shijen pothuajse çdo gjelle


Lajmi i mirë është që pikërisht tani është koha ideale për mbjelljen e borzilokut në gota, filxhan apo në saksi në ballkon, në dritare të kuzhinës apo në tavolinë, transmeton Telegrafi.

Si ta kultivon suksesshëm borzilokun…

Farat apo fidanët e borzilokut më së miri është të mbillen tani në pranverë, nga mesi i prillit deri në fund të majit. Farat i qitni në dhé të lagësht, përafërsisht në thellësi prej 5 milimetrash dhe pas një jave, do t’i shihni rezultatet.

Për të kultivuar më shumë fidanë në një vazo, distanca midis çdo fidani duhet të jetë rreth 30 centimetra.

Borziloku nuk kërkon shumë, mirëpo megjithatë ekzistojnë disa gjëra të cilave duhet kushtuar kujdes. Pra, nëse mbillni borzilok në vazo, është me rëndësi që vazoja të ketë kullim të mirë uji.

Gjithashtu, borzilokun mbajeni afër dritareve dhe burimit të energjisë në mënyrë që të marrë sasi të mjaftueshme rreze dielli.

Shmangeni nga rrymimi i ajrit, si edhe mos e lini në afërsi të drejtpërdrejtë të radiatorit apo të ndonjë burimi tjetër nxehtësie.

Kur është fjala për ujitje, borzilokun duhet ujitur vetëm kur të shihni që dheu i është tharë tërësisht. Në kohën e nxehtësive të mëdha, mund ta ujitni çdo ditë.

Veçoritë shëruese

Përdoret si ujë për shpëlarjen e gojës dhe fytit, dush për rritje të energjisë dhe për largimin e shenjave të lodhjes nga sytë. Po ashtu është i shkëlqyeshëm në luftën kundër çrregullimeve të tretjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Astrologji
Kalo në kategori