0Shares

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është zhbllokimi i artereve.

Arteret janë pjesë e ndërlikuar e sistemit qarkullues të trupit. Kur nuk funksionojnë siç duhet, shëndeti juaj mund të jetë në rrezik të lartë, transmeton Telegrafi.

Por, arteret zakonisht bllokohen nga pllakat bakterialet ë cilat përbëhen prej yndyrës, mbetjeve, kolesterolit dhe kalciumit. Kjo shkakton që arteret të ngushtohen, e rrjedhimisht duke shkaktuar qarkullim më pak efikas të gjakut përgjatë trupit.

Thënë më thjesht, ky bllokim ndikon që gjaku i freskët dhe me oksigjen të ketë më shumë vështirësi të qarkullojë përgjatë sistemit të gjakut, e kjo pastaj shpie në probleme shëndetësore, shumë prej të cilave mund të rezultojnë në sëmundje fatale.

Kjo është arsyeja se përse është mirë të kujdeseni për shëndetin arterial, ndërkaq më poshtë ju sjellim disa shprehi që ndikojnë në zhbllokimin e tyre.

Ushqehuni shëndetshëm
Shkaktari kryesor i bllokimit të artereve është ushqimi i pashëndetshëm. Ajo çfarë hani ka ndikim serioz në zemrën dhe trupin tuaj, kështu, një dietë e shëndetshme është diçka që duhet ta bëni shprehi.

Hani yndyra të shëndetshme
Yndyrat e pangopura janë të shëndetshme, të shijshme dhe të shëndetshme. Këto lloj yndyra i gjeni në peshk, produkte arrore, ullinj dhe avokado.

Shmangni yndyrat e dëmshme
Shmangni yndyrat që vijnë nga ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e shpejta. Largoni krejtësisht nga dieta nëse është e mundur.

Zvogëloni yndyrat e ngopura
Produktet e bulmetit dhe mishi me shumë yndyrë konsiderohen yndyra të ngopura. Këto nuk janë opsione të shëndetshme, andaj kërkoni mish pa yndyrë dhe shujta që janë të bazuara më shumë me bimë.

Zvogëloni sheqerin
Burimet e përpunuara të sheqerit, siç janë pijet e ëmbla, tortat, biskotat, akullorja, etj., janë të mbushura me kalori, por nuk ofrojnë are vlera ushqyese. Nëse trupi ju kërkon diçka të ëmbël, atëherë hani pemë sepse janë të mbushura me sheqer natyral dhe shumë minerale e vitamina.

Shtoni fibra në dietë
Sasitë e mira të fibrave të tretshëm janë të mahnitshëm për zvogëlimin e kolesterolit të keq. Hani tërshërë, perime dhe fasule për të marrë fibra të tillë.

Përveç këtyre, ekspertët jua rekomandojnë edhe disa këshilla tjera:

– Bëni gjumë mjaftueshëm
– Pini më shumë çaj (çaj kamomil, çaj të zi, çaj Oolong)
– Bëni ushtrime fizike rregullisht. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)