LAJMI I FUNDIT:

Kesenfelds: Heqja e licencës se Monegos nga BQK shenjë jo e mirë për investimet e huaja

Kesenfelds: Heqja e licencës se Monegos nga BQK shenjë jo e mirë për investimet e huaja

Themeluesi dhe pronari i institucionit financiar jo-bankar Monego, Aigars Kesenfelds në një intervistë për Telegrafin ka thënë se heqja e licencës nga ana e Bankës Qendrore është shenjë jo e mirë për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Kesenfelds duke folur për investimet e bëra në vendin tonë, thotë se ky vendim mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.

“Çdo shtet që dëshiron të tërheq investime të huaja duhet të ketë ambient të qëndrueshëm, rend dhe ligj. Unë mendoj se ky rast definitivisht do të ndikojë në marrëdhëniet shtetërore mes dy vendeve, Kosovës dhe Letonisë. Unë jam prej investuesve më të mëdhenj letonez në Kosovë dhe shpresoj se do ta zgjidhim këtë keqkuptim në gjykatë dhe të vazhdojmë punën, sepse unë gjithmonë operoj me mirëbesim. Dhe normalisht, nëse Kosova dëshiron të tërheq investime të huaja, atëherë duhet të ketë rend dhe ligj”, thotë Kesenfelds.

Ai shton se për këtë rast e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Letonisë.

“Unë i kam njoftuar për këtë rast edhe Ministrinë e Jashtme të Letonisë dhe janë duke e monitoruar procesin. Për një shtet të vogël si Letonia, ky është një incident i madh, sepse nuk ka shumë investues të vendit që operojnë në regjion”, shton ai.

Kesenfelds nga Monego: Vendimi për tërheqjen e licencës ishte i papritur, nuk kemi marr paralajmërim nga BQK
Lexo po ashtu Kesenfelds nga Monego: Vendimi për tërheqjen e licencës ishte i papritur, nuk kemi marr paralajmërim nga BQK

Po ashtu, ai në këtë intervistë ka thënë se janë duke negociuar me BQK-në për ta rikthyer licencën, sipas tij, në të kundërtën do të vazhdojnë me masat ligjore për ta sfiduar këtë vendim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori