Vozitja në borë kërkon shumë aftësi dhe kujdes; të kesh një automjet të aftë gjithashtu ndihmon në një gjë të tillë.

Megjithatë, pronari i kësaj Toyota Corolla ka dëshmuar se “nuk ju duhen patjetër katër rrota, për të vozitur në borë”, përcjell Telegrafi.

Këto pamje janë shpërndarë së fundmi në YouTube pasi u filmuan në qytetin e vogël Smoky Lake në Alberta, Kanada.

Ato tregojnë shoferin e një Toyota Corolla duke vozitur nëpër një kryqëzim “pa ndonjë shqetësim”.

Ne nuk e kemi idenë se si sedani japonez përfundoi duke i humbur një rrotë, por është e mundur që ajo të jetë shqyer në një lloj incidenti.

Sido që të jetë rasti, Corolla me rrota të përparme arrin të kalojë nëpër kryqëzim pa problem, por ndërsa lëviz në një rrugë me një pjerrësi të vogël pas kryqëzimit, shoferi merr vendimin e çuditshëm për të goditur frenat, duke e çuar sedanin kompakt në një ndalesë.

Videoja “mbyllet” shpejt, kështu që është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas. /Telegrafi/