Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur sot të pafajshme ish-gjyqtaren Safete Tolaj ndërsa ka dënuar me katër vjet burg djalin e saj F.T.
Mbrojtësi i të akuzuarës Safete Tolaj, avokati Kujtim Kërveshi, ka thënë se pas shqyrtimit dhe administrimit të provave, gjykata vendosi vendim të drejtë ndaj Safete Tolajt.
“Në këta tre muaj, janë mbajtur dhjetëra gjykime, të mundimshme dhe të gjata. Gjykata, Prokuroria dhe mbrojtësit kanë marrë pjesë në një proces aktiv dhe të gjatë, pa asnjë zvarritje në gjykim, duke qenë se interesi i përgjithshëm ishte të përfundohej një lëndë e ‘shenjestruar’ “, ka thënë avokati Kujtim Kërveshi.
Sipas Kërveshit, rastet e tilla të këtij niveli në shkallë të parë, nuk janë gjykuar më herët në Kosovë.
Si mbrojtës jam shmangur dhjetëra angazhimeve tjera në këtë periudhë me qëllim që të mos prolongohet kjo lëndë në gjykim, të njëjtin standard besoj se e kanë mbajtur edhe palët tjera. Nuk kam njohuri nëse në sistemin tonë të drejtësisë është gjykuar një rast i këtij niveli në shkallë të parë me një efiqiencë të tillë, për çka duhet dhënë vlerësim të lartë administrimit që i beri këtij rasti edhe trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Avokati Kërveshi ka folur edhe për sigurinë e gjyqtarëve, duke thënë se po rrezikohet siguria juridike e vendimmarrjes së gjyqtareve në Kosovë.
“Si mbrojtës kam pasur parasysh se përtej vet rastit ë Tolajt, në Republikën e Kosovës po rrezikohet ndër të tjerash edhe siguria juridike e vendimmarrjes se gjyqtareve”. theksoi Kërveshi.
“Ky aktgjykim i këtij rasti është lajm pozitiv për taksapaguesit për standardin qe ka zbatuar gjykata në Kosovë dhe procedurën e zhvilluar, por është lajm i hidhur për prokurorinë qe zbaton standarde nën çdo nivel të të provuarit. Nëse do te zbatoheshin kritere për cilësinë e aktit akuzues të këtij rasti, shembulli i tillë do të ishte reflektimi me i keq për procesin e liberalizimit te vizave”, përfundoi ai. /Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit