LAJMI I FUNDIT:

BE i kërkon Shqipërisë udhëheqjen e procesit të Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë

BE i kërkon Shqipërisë udhëheqjen e procesit të Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë

Institucionet prestigjoze të Bashkimit Europian i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, që kjo e fundit të udhëheqë procesin e ligjbërjes së Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë.

Kjo deklaratë është bërë e ditur nga vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë replikave me opozitën nga salla e kuvendit, gjatë së cilës ajo ka diskutuar jo vetëm çështjet e teksteve shkollore por ka ndarë lajmin se Kosova sipas saj, do të përfshihet në të njëjtën qasje në arsimin e lartë sikurse në vendin tonë.

“Kosova i ka kthyer sytë nga Shqipëria dhe shumë shpejt do të mësoni që marrin vendime për të pasur tekstet e Shqipërisë sa i takon lendeve ekzakte. Po ju bëj me dije po ashtu, se institucionet prestigjioze të Bashkimit Europian që kanë monitoruar ligj bërjen e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit marrjen e pozicionit lider për të mësuar një proces të tillë edhe në Kosovë. Pra, edhe Kosova të përfshihet në një qasje të re, sa i përket shërbimit në Arsimit e Lartë”, ka sqaruar Nikolla.

Lidhur me takimin e djeshëm me senatin e Universitetit të Tiranës, Ministrja ka preferuar të mos bëjë komente ndërsa ka deklaruar se “Edhe Rektori edhe profesorët lëvduan faktin se ligji ndan në mënyrë të qartë dy pozicione, atë të drejtimit akademik me atë manaxherial”.

Nikolla u shpreh se profesorët e UT-së janë njerëzit më të respektuar dhe nderuar ndaj nuk duhen etiketuar si të paguximshëm apo të frikësuar për t’i thënë të vërtetat e tyre sikurse opozita po bën sipas ministres.

“Nëse keni respekt për profesoriatin, dëgjojini dhe mos trumbetoni të kundërtën”, iu drejtua ajo opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori