I kërkoi bashkëshortes dhe fëmijëve ta lëshojnë shtëpinë, theri me thikë vëllanë e presion psikik nga bashkëshorti – rastet e dhunës në 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.
Në një rast raportohet se vëllai theri me thikë vëllanë, ndërkaq, në një tjetër rast një person kërkoi nga bashkëshortja dhe fëmijët ta lëshojnë shtëpinë.
Lexoni të plotë rastet e raportimit të dhunës në familje:
Prishtinë 20.02.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 20.02.2024 – 18:35. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë 20.02.2024 – 17:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është shqetësuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, me të cilin është në procese të ndarjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 20.02.2024 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Vushtrri 20.02.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të njëjtës i ka thënë që së bashku me fëmijët e tyre të dalin nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'