LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet rritja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Arabi Saudite

Kërkohet rritja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Arabi Saudite

Kosova dhe Arabia Saudite duhet ta shtojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik.

Kështu u tha gjatë takimit të ministrit Hekuran Murati me ministrin arab për Investimeve, Khalid Al-Falih që ishte i shoqëruar nga shefi ekzekutiv i Fondit saudit për Zhvillim, Sulltan Al-Marshad dhe ambasadori saudit në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.


Murati gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga Mbretëria e Arabisë Saudite për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Po ashtu, ai ka theksuar edhe rëndësinë e krijimit të linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve.

Kurti pret në takim ministrin saudit të Investimeve, flasin për thellimin e bashkëpunimit
Lexo po ashtu Kurti pret në takim ministrin saudit të Investimeve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Po ashtu, në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia dhe nevoja për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Në fund, ministri Al-Falih bëri të ditur vullnetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Kosovën me investime. /Telegrafi/