LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që aktivitetet parazgjedhore të partive politike të bëhen në pajtim me ligjin

Kërkohet që aktivitetet parazgjedhore të partive politike të bëhen në pajtim me ligjin

Akoma pa u caktuar ndonjë datë për zgjedhjet e reja nacionale partitë politike kanë nisur ta zhvillojnë garën nëpër rrjetet sociale.

Zyrtarët e partive politike nuk po hezitojnë të paguajnë shuma të mëdha parash për t’i sponsorizuar shkrimet, fotografitë e videot e ndryshme në rrjetet sociale, me anë të të cilave herë po promovojnë veten, herë po godasin kundërshtarët.


Në shumë video dhe shkrime të sponsorizuara zyrtarët e partive po u drejtohen kundërshtarëve politikë, duke iu shmangur ballafaqimit të ideve dhe të programeve.

Shpend Emini, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Demokraci për Zhvillim” (D4D), ka thënë se partitë politike duhet të fokusohen më shumë në tejkalimin e krizës sesa të shpenzojnë resurse për propagandë politike, shkruan gazeta “Zëri”.

“Partitë përdorin edhe gjuhë ofenduese dhe kjo nuk përkon me frymën demokratike. Problemi qëndron edhe në faktin se ligjet në fuqi, e sidomos Ligji për Zgjedhje nuk parasheh sanksione për ato parti, të cilat kanë nisur fushatën e tyre ende pa filluar zyrtarisht. Partitë duhet ta presin fushatën zyrtare dhe atëherë t’i shpalosin programet e tyre te votuesit”, ka nënvizuar ai.

Kurse Erëza Pula, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka konsideruar se indikacionet për fushatë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore nga partitë politike janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, pasi ky ligj specifikon periudhën e fushatës zgjedhore gjatë së cilës partitë mund t’i zhvillojnë aktivitetet e fushatës politike.“

Të gjitha aktivitetet e partive politike për të përçuar një mesazh politik në lidhje me zgjedhjet duhet të bëhen në pajtim me ligjin në fuqi, që nënkupton gjatë periudhës kohore prej 30 ditëve, e cila përfundon një ditë para ditës së zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori