Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar diskutimin mbi punësimin e grave dhe të rinjve në Kosovë.
Me këtë rast u theksua nevoja që t’iu jepet mundësia për t’u punësuar në tregun e punës të rinjve, e veçmas grave.
Drejtoresha ekzekutive në organizatën STIKK, Vjollca Çavolli tha se sektori i IT-së të cilën e përfaqëson është mjaft profitabil, mirëpo në Kosovë është mjaft i vogël për shkak të mungesës së shkathtësisë.
Sipas saj, dhe punësimi i grave në këtë sektor është i rëndësishëm dhe duhet të iu kushtojnë vëmendje të posaçme
Ndërsa, theksoi se punësimi i grave është shumë më i favorizuar në këtë sektor, për arsye të përshtatjes së tyre me punën.
“ Shtetet gjermano-folëse për çdo vit kërkojnë prej neve deri në pesëdhjetë mijë zhvillues softwerik, ne nuk mund t’i krijojmë brenda vitit as njëqind. Ky është problemi ynë, problemi kryesor i sektorit që unë e përfaqësoj është mungesa e shkathtësive, mungesa e njerëzve të shkathët që dinë të punojnë, jo të edukuar, por të shkathët. Nëse hyjmë në web faqe të kompanive tona gjatë tërë vitit ka vende të lira të punës, këtu e kemi problemin ne s’po mundemi këtë sektor me ngopë me fuqi të shkathtë punëtore. Ideja për ta fokusuar në këtë sektor është për me mbajt rininë në Kosovë. Punësimi i grave është shumë i favorizuar në sektor të IT-së. Kompanitë shumë më me qejf i punësojnë femrat, sesa meshkujt në këtë sektor”, u shpreh Çavolli.
Drejtoresha Ekzekutive, Open Data Kosova, Blerta Thaçi tha se industria e teknologjisë të krijon një energji pozitive për të punuar gratë dhe se kjo industri është aq e gjerë sa në këtë fushë për të punuar mundet të gjejë punë e gjithë Kosova.
Thaçi këmbënguli që përveç dijes në fakultete duhet që të dilet jashtë kurrikulave të tyre për t’u avancuar tutje.
“Është interesante me tregu që kjo industri dhe kjo fushë në Kosovë me të vërtetë është kaq e mjaftueshme sa krejt Kosova të fillojë, të punojë, që të angazhohet në këtë fushë mundet me gjet punë. Ajo që është me mira e kësaj është se të krijon një hapësirë që ndoshta e gjen atë pozitivitetin që nuk e gjen në Kosovë”, tha Thaçi.
Ndërsa, drejtori i Ekzekutiv i Venture Up, Fis Malësori u shpreh se përmes organizatës që ai përfaqëson janë duke avancuar programe për të fuqizuar në përgjithësi të rinjtë në Universitetin e Prishtinës.
“Fuqizimi i të rinjve, i grave të reja në Universitetin e Prishtinës, studentëve pra, Venture Up për këtë qëllim ka themeluar disa programe që iu ofron studentëve për t’u zhvilluar profesionalisht për tregun e punës”, tha Malësori.
Ai kritikoi mendësinë e të mësuarit vetëm teorik, pasi sipas tij është shumë më e rëndësishme që praktikisht të jenë të aftë për punë.
Për këto arsye, ai kërkoi nga MASHT-i përmirësim dhe ndërrim të kurrikulave./kp/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'