LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet prezencë policore afër objekteve komunale në veri dhe kompensim për gazetarët e lënduar

Kërkohet prezencë policore afër objekteve komunale në veri dhe kompensim për gazetarët e lënduar

E premtja nuk ishte ditë e zakonshme pune për gazetaren Qendresa Sinani. Atë ditë ajo u nis për në Leposaviq, për të përcjell vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në këtë komunë. Gjithçka shkoi mirë deri në momentin kur ministri doli nga takimi dhe u nis për në Prishtinë.

Qendresa bashkë me tetë kolegë të tjerë gazetarë e kameramanë të mediave të Kosovës, u sulmuan nga persona të maskuar, të cilët siç tregon ajo, morën urdhër nga organizatorët që “gazetarët të gjuheshin me mjete të forta e shok-bomba”.


Kurti: Sulmi ndaj ekipeve të mediave ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë
Lexo po ashtu Kurti: Sulmi ndaj ekipeve të mediave ishte i organizuar dhe me qëllim të qartë

“Dita e premte ka qenë njëra nga ditët më të rënda që kur kam filluar punën si gazetare tereni tash e katër vjet”, thotë ajo për Telegrafin.

Sinani tregon se është sulmuar me gurë në këmbë, por sipas saj, në gjendje edhe më të rëndë ishin kolegët e tjerë.

“Dikë e rrahën brutalisht para syve tanë, e të tjerët i gjuajtën me mjete të forta duke i lënduar gjymtyrët dhe kokën”, thotë ajo.

Sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, Policia jep detaje lidhur me sulmet e së premtes
Lexo po ashtu Sulmet ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, Policia jep detaje lidhur me sulmet e së premtes

Sipas Qendresës, personat që i sulmuan ishin të maskuar, ndaj nuk kanë pasur mundësi t’ua shohin fytyrat në mënyrë që të njëjtit të identifikohen nga organet e sigurisë.

“Protestuesit që na sulmuan ishin shumica të maskuar ndaj askush nga ne nuk ua pa fytyrat e as nuk kishim mundësi ti përshkruajmë sesi dukeshin, por ata që dhanë urdhër që mediat të sulmohen i pamë mirë, sepse shumica ishin politikanë serbë tashmë të njohur për gazetarët, por edhe për organet e rendit”, shprehet gazetarja.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Sinani

E për të ofruar mbrojtje për gazetarët, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, në një prononcim për Telegrafin tha se i janë drejtuar me kërkesë Qeverisë që të dërgojë forca policore në afërsi të ndërtesave komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

Ai u shpreh se në këto dy komuna ku raportojnë gazetarët, nuk ka prezencë të policisë, por vetëm të KFOR-it.

“Në këto dy komuna aty ku raportojnë gazetarët nuk ka prezencë të policisë, vetëm të KFOR-it, i cili siç e kemi parë në rastin e së premtes në Leposaviq nuk ka ndërhyrë kur gazetarët janë sulmuar nga grupe të personave të maskuar. Kërkesa jonë është që policia të jetë prezentë aty për të ofruar sigurisë për gazetarët”.

“Kemi një lloj përkushtimi të organeve të sigurisë të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ofruar siguri për gazetarët që raportojnë nga veriu”, deklaroi Rexha.

Ndërsa, me përfaqësuesit e Qeverisë tha se këtë të martë do të takohen për të diskutuar lidhur me kërkesën e tyre.

Kryetari i AGK-së komentoi edhe deklaratën e KFOR-it, i cili ia ka bartur përgjegjësinë Policisë së Kosovës për sigurim të sundimit të ligjit në mbarë vendin, teksa ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve që u bënë në veri më 16 qershor.

“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet në reagimin e KFOR-it lidhur me situatën.

E Rexha tha se janë të vetëdijshëm për këtë, por se presin që KFOR-i të reagojë pasi është i vetmi ofrues i sigurisë në afërsi të ndërtesave të komunave në Leposaviq dhe Zveçan, ku gazetarët nga Kosova raportojnë

“E kemi parasysh që janë reagues i tretë, por duke qenë se është i vetmi ofrues i sigurisë në afërsi të ndërtesave të komunave në Leposaviq dhe Zveçan ku gazetarët nga Kosova raportojnë, presim që të reagojnë dhe t’i mbrojnë gazetarët e jo t’i shtyjnë e t’i pengojnë siç ka ndodhur në rastin e së premtes”, u shpreh tutje ai.

“Pamjet e asaj dite janë absolutisht shqetësuese dhe alarmuese. Është e papranueshme që kur dikush i kërkon ndihmë KFOR-it, misioni i NATO-s ta refuzojë. Shpresojmë që KFOR-i do të reflektojë që në momentet kur nuk ka organe të tjera të sigurisë, të jenë ata që do t’i mbrojnë gazetarët”.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha

Qendresa dhe gazetarët e tjerë të cilët pësuan lëndime si pasojë e këtij sulmi mund të kërkojnë kompensim të dëmit, thotë Yll Zekaj – avokat i AGK-së.

Ai për Telegrafin tregoi se cilat janë procedurat për ushtrimin e padisë civile për kompensimit të dëmit material.

“Gazetarëve të lënduar iu takon kompensim material për dëmet, pra për lëndimet. Së pari duhet të bëhet një padi civil paralel me kallëzimet penale që ju bëhen këtyre kryesve të veprave penale. Dhe në fund të procedurës penale, gjykata referon në kontest civil për pjesën e kompensimit të dëmeve”, deklaroi Zekaj.

Ai tutje tha se në rast se gazetarët nuk kanë mundësi të ushtrojnë padi, atë mund ta bëjë avokati i AGK-së.

“Deri tani nuk kemi pasur komunikim me gazetarët lidhur me çështje, por presim në të ardhmen nëse ata e konsiderojnë të udhës që të bëjnë padi civile. Afati për kompensim është i gjatë deri në 3 vjet kështu që nuk ka një afat strikt për ta humbur të drejtën për të ushtruar padi”, theksoi avokati.

Siç bëri të ditur Zekaj, padia bëhet ndaj personit që dyshohet se e ka kryer sulmin, e në rast se gazetari/rja nuk e di se nga kush është sulmuar, atëherë ekziston një fond i veçantë për kompensimin e dëmeve kur personat e dyshuar janë të paidentifikuar.

Avokati i AGK-së, Yll Zekaj

Deri më 19 qershor, tre persona me kombësi serbe janë arrestuar si të dyshuar për sulme ndaj ekipeve të medieve të Kosovës. Njërit prej tyre, Dalibor Spasiq, Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori