LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet penalizim për vonesat në punimet e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Kërkohet penalizim për vonesat në punimet e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Vonesat në punimet në urën e autostradës “Arbën Xhaferi”, zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës po i cilësojnë të arsyeshme, pasi që, sipas tyre,  kushtet atmosferike që po mbizotërojnë në Kosovë kanë bërë të pamundur vazhdimin e punimeve në këtë rrugë.

Mirëpo, opozita këto vonesa po i konsideron të paarsyeshme dhe sipas tyre duhet të ketë penalizime për punërkyerësin.


Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë për Telegrafin se afati i përfundimit të urës është deri në fund të vitit, por sipas tij, janë duke shikuar mundësitë e kontratës lidhur me shtyrjen e punimeve.

“Ne afatin e kemi deri me datë 31 [dhjetor]. Ne do ta shqyrtojmë kontratën me zyrën ligjore. Do t’i shikojmë hapat e mëtutjeshëm dhe do të njoftohet opinioni me hapat që do t’i merr Ministria e Infrastrukturës. Është një kontratë ndërkombëtare, e cila duhet të vlerësohet drejt mirë dhe saktë”, tha për Telegrafin, Kadriu.

Ai ka shtuar se kushtet aktuale atmosferike po i shtyjnë punimet.

“Jemi në përfundim të urës, vendosjen e trarëve. Mirëpo për shkak të kushteve atmosferike, të cilat mbretërojnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk ka mundësi teknike që të bëhet shtresimi i asfaltit në atë urë, për këtë shkak ne duhet t’i shtyjmë edhe përfundimin e punimeve”, ka shtuar ai.

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, për Telegrafin ka thënë se për çdo vonesë duhet të aplikohet penalizmi.

“Në parim ishte dashur që penalizimi të jetë i njëjtë sikurse e kanë pranuar penalizimin ndaj nesh në të njërën mënyrë të penalizohet. Nuk duhet të na interesojnë kushtet, kur është nënshkruar marrëveshja janë marr parasysh të gjitha kushtet atmosferike”, tha për Telegrafin, ish-ministri Lutfi Zharku.

Lidhur me vonesat në punimet e kësaj rruge ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Koci me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se autostrada “Arbën Xhaferi” nuk ka gjasa të kryhet sipas afatit të paraparë dhe ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të aplikoj ndëshkimet lidhur me vonesat.

“Autostrada Arbën Xhaferi (rruga për Shkup), nuk ka gjasa të kryhet në afatin e paraparë kontraktues – sipas informatave që janë dhënë në publik. Tash, Qeveria duhet t’i aplikoj ndëshkimet. I zbresim prej obligimit 53 – milionësh që i kemi!”, ka shkruar Koci.

Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka
Lexo po ashtu Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte miratuar kërkesën për kompensimin e 53 milionë eurove për konsorsiumin “Bechtel & Enka” lidhur me zgjatjen e kontratës.

Autostrada “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori