LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili u gjet me narkotikë në afërsi të një shkolle

Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili u gjet me narkotikë në afërsi të një shkolle

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i  Krimeve të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit B.G, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Personi i lartcekur, më 05.05.2022, fillimisht është arrestuar nga policia në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, me ç’rast të njëjtit i është gjetur një sasi e vogël substancë narkotike e llojit marihuanë, 2,320 euro dhe një thikë.


Arrestohet një i dyshuar për trafikim me narkotik
Lexo po ashtu Arrestohet një i dyshuar për trafikim me narkotik

Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 48 qese të vogla me 39 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, një armëAK47 me një karikator dhe 50 fishekë dhe një revole me një karikator dhe tetë fishekë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj kësaj çështje penale do ndërmerren veprimeve hetimore deri në epilogun përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori