LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për grabitjen e taksistit në Gjilan

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për grabitjen e taksistit në Gjilan
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarve A.T. (1976) dhe F.U. (1998), t’ua caktojë masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar që të pandehurit A.T. dhe F.U., më 6 shkurt 2020, në bashkëveprim me një person tjetër, tani për tani të panjohur, me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë përvetësuar pasurinë e tjetrit, në atë mënyrë që marrin një automjet – taxi dhe pasi arrijnë tek një kafene në fshatin Stanishor, njëri prej tyre del nga automjeti për të bërë një telefonatë, ndërsa, pasi hyn në automjet, e urdhëron taksistin, tani të dëmtuarin A.SH., që t’i dërgojë në fshatin Strazhë dhe pa arritur në fshat kanë urdhëruar të dëmtuarin që të ndalet dhe të dal jashtë, me ç’rast ia grabisin kuletën, telefonin dhe veturën, duke e lënë në rrugë.


Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori