Në vazhdën e aktiviteteve të shumta të cilat po organizohen me shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizoi tryezë diskutimi mbi gratë ndërmarrëse në shoqërinë tonë kosovare, ku u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë për gratë në ndërmarrësi, por dhe në treg të punës në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, në hapje të diskutimit tha se përveç diskutimit mbi fuqizimin e grave në ndërmarrësi duhet të punohet më shumë në ofrimin e mundësive për t’u inkuadruar në fuqinë punëtore të Kosovës si dhe për t’i inkurajuar në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.
Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës (SCAAK), ndau storjen e saj në rrugëtimin për të arritur suksesin në ndërmarrësi. Ajo njoftoi të pranishmit se edhe pse fillesat e ngritjes profesionale të saj datojnë në një kohë kur profesioni i saj ka qenë i dominuar nga burrat, kjo nuk ka qenë aspak dekurajim për të. Përkundrazi, Bunjaku tha se përkushtimi, vullneti, guximi, dhe qasja pozitive në profesion kanë ndikuar që ajo të vazhdojë zhvillimin e saj profesional. Ajo inkurajoi të pranishmet që të mos ngurrojnë në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit dhe të shfaqin dhe aplikojnë shkathtësitë e tyre në punë.
Melita Ymeraga, Themeluese dhe Menaxhere e Zhvillimit të Bzinesit në Melita & Partners, tha se përkundër sfidave të cilat i hasin në ndërmarrësi si femrat ashtu edhe meshkujt, suksesi është i sigurtë me përkushtim dhe punë. Ajo tha se një ndër faktorët kyç për të arritur sukses në këtë drejtim është investimi në vetveten për t’u ngritur profesionalisht dhe se “lodhja përkushtimi dhe sakrificat për të arritur deri aty janë hapa të cilët na largojnë nga zona e komfortit dhe na bëjnë që të mbërrijmë majat e suksesit.”
Më tutje, Shemsije Dërmaku, Pronare e kompanisë Grand Décor, tha se edhe pse vështirësitë në fillim janë të shumta, nuk duhet të humbet kurajoja dhe vullneti që gratë kanë për t’u përfshirë në fuqi punëtore dhe për të zhvilluar bizneset e tyre. Ndërsa Teuta Kurshumlija, Menaxhere e Shitjes në Stone Castle, poashtu tha se aftësimi në aspektin profesional nuk përfundon vetëm brenda një kohe të shkurtër por vazhdon gjatë tërë jetës, duke ftuar të rinjtë të jenë më entuziastë për të punuar dhe zhvilluar idetë e tyre të biznesit në vendin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën