Dayot Upamecano, një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të ardhshëm është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Bayern Munich, duke i dhënë fund zërave për një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Mbrojtësi francez pritet të rinovojë përtej vitit 2026.


Kontrata aktuale e tij skadon në qershor, çka kishte ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Real Madridi e ka monitoruar nga afër zhvillimin e tij, megjithëse gjithçka tregon se nuk do të kenë asnjë shans.

Bayern e sheh Upamecanon si pjesë qendrore të mbrojtjes për të ardhmen. Klubi ka përshpejtuar bisedimet për ta blinduar lojtarin nga ofertat e jashtme.

Që nga transferimi i tij në 2021 për mbi 40 milionë euro, Upamecano ka luajtur 156 ndeshje zyrtare dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në mbrojtje. Ai vlerësohet për qëndrueshmëri dhe lidership.

Rinovimi pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Vetë lojtari ndihet i qetë dhe i vlerësuar në Munich, ku dëshiron të vazhdojë rritjen e tij si lider i prapavijës bavareze. /Telegrafi/

telegrafi sport app