LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet kontrollimi i cilësisë së naftës në Kosovë

Kërkohet kontrollimi i cilësisë së naftës në Kosovë

Informaliteti dhe mungesa e kontrollit të qeverisë në tregun e brendshëm po ndihmon korrupsionin dhe abuzimin, veçanërisht në industrinë e naftës.

Kështu thonë nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet” nëpërmjet një aktiviteti që mbajtën të mërkurën para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.


Kenan Gashi nga “Avonet” tha se informaliteti dhe mungesa e kontrollit të qeverisë në tregun e brendshëm po ndihmon korrupsionin dhe abuzimin, e veçanërisht atë të industrinë e naftës.

Me këtë rast ai tha se Qeveria duhet të ndërmarr hapa për parandalimin e informalitetit në Kosovë dhe se e njëjta duhet të jetë në mbrojtje të konsumatorit.

“Informaliteti dhe mungesa e kontrollit të qeverisë në tregun e brendshëm po ndihmon korrupsionin dhe abuzimin, veçanërisht në industrinë e naftës. Informaliteti në Kosovë është i përhapur dhe duhet që qeveria të ndërmarrë veprime për ta parandaluar këtë fenomen. Sipas raportit për Kosovën të Fondit Monetar Ndërkombëtar informaliteti konsiderohet si një problem serioz dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për të kontrolluar tregun e brendshëm dhe për të siguruar cilësi, për të mbrojtur konsumatorin si dhe kompanitë formale të cilat edhe janë tatim pagues të rregullt”, ka thënë ai.

Gashi tha edhe se mungesa e kontrollit të cilësisë së naftës jo vetëm që është e dëmshme për shëndetin publik, por ajo po dëmton edhe veturat e qytetarëve.

“Në Kosovë kemi të bëjmë me përzierje dhe hollim të naftës nga kompanitë që të rrisin fitimet e tyre. Mungesa e cilësisë së naftës në Kosovë është e dëmshme për shëndetin publik dhe po ashtu dëmton veturat e secilit qytetar duke rritur kostot e mirëmbajtjes së tyre. Krahas kësaj, praktikat korrurptive nga kompanitë e naftës dëmtojnë buxhetin publike duke shmangur pagesën e taksave”, tha Gashi.

“Avonet” thotë se Qeveria po mbron interesat e naftëtarëve dhe jo të qytetarëve. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori