ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sindikatat, pensionistët, asociacionet e studentëve dhe grupe të tjera, që ishin mbledhur në Pragë, kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri i Çekisë, Peter Necas, tha se e respekton të drejtën e njerëzve për t’i shprehur pikëpamjet e tyre, por i ka mbrojtur masat e qeverisë së tij, raporton REL.


Qeveria e qendrës së djathtë e Çekisë ka thënë se shkurtimet buxhetore dhe reformat e sistemit pensional dhe shëndetësor janë të nevojshme për shkak të sjelljes së deficitit të buxhetit nën 3% të GDP-së.

Stabiliteti i qeverisë, e cila ka kaluar nëpër një varg të skandaleve me mito, këtë javë është rrezikuar edhe nga problemet që i ka pasur partia në koalicion Gjërat Publike, deputetët e së cilës në Parlament janë shpërndarë në disa grupe. /Telegrafi/