LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet dislokimi i deponisë në Nikushtak, Alternativa akuzon BDI-në

Kërkohet dislokimi i deponisë në Nikushtak, Alternativa akuzon BDI-në

Para dy ditësh këshilli I komunës së Likovës në një seancë të jashtëzakonshme nuk e votoi, gjegjësisht e prolongoi seancën për largimin e deponisë nga fshati Nikushtak në komunën e Likovës.

Kërkesa e këshilltarëve opozitar në Likovë ishte që të ndalohet hedhja e mbeturinave në këtë zone por një gjë e tillë nuk u mbështet nga shumica e këshilltarëve. Deputetja e Alternativës Safije Sadiku Shahini e cila njëherit vjen nga kjo komunë, akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim se nuk kanë mare as një hap, si në pushtet lokal ashtu edhe në atë qëndror, edhe pse siç thotë, në çdo fushatë zgjedhore, kjo deponi është ndër premtimet kryesore në zonën e Likovës. Ajo kërkon dislokim urgjent të deponisë.


“Përkundër faktit se në Këshillin Komunal të Komunës së Likovës është votuar dislokimi i kësaj deponie, ku edhe këshilltarët tanë kanë votuar dhe janë angazhuar për këtë qëllim, e vërteta e dhimbshme është se kjo deponi ka mbetur këtu, ndërsa pushteti lokal i BDI-së në Komunën e Likovës dhe shokët e tyre në pushtetin qendror, nuk e kanë bërë as edhe një hap më shumë në terren. AlternAtivA i bën thirrje kësaj qeverie, por edhe pushtetit lokal, që qeveriset nga bashkëpartiakë të partisë në pushtet, që urgjentisht dhe pa asnjë shtyrje të ndërmarrin masa dhe ta dislokojnë këtë deponi, në mënyrë që – duke e pastruar këtë ndyrësirë – ta pastrojnë sado pak edhe fytyrën e tyre para qytetarëve të Komunës së Likovës.”- tha Safije Sadiku Shahini – deputete e Alternativës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori