Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit u kërkua angazhim më i madh për të vendosur punën vullnetare si prioritet te të rinjtë dhe qytetarët në Kosovë. Krahas kësaj u tha se vullnetarizmi në Kosovë është një traditë e kahershme dhe kjo po ringjallet.
Me moton “Të bëjmë punë vullnetare për një ardhmëri gjithëpërfshirëse”, shumë të rinj u mblodhën sot pasdite për të shënuar këtë ditë bashkë me përfaqësues të institucioneve dhe organizata ndërkombëtare.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini duke folur për vullnetarizmin, tha se janë duke bërë përpjekje që të nxirret një koncept-dokument në mënyrë që të nxitet puna vullnetare dhe jo që ajo të ngulfatet.
“Ne në Kosovë kemi rregulluar vetëm një segment, vetëm një sektor të vullnetarizmit. Ajo që ka të bëjë me komponentin e të rinjve, por vullnetarizmi kërkon një mobilizim një punë, një angazhim gjithëpërfshirës. Me këtë koncept-dokument që ka gjithë përfshirje dhe diversitet të institucioneve dhe të shoqërisë civile jemi duke përpjekur për të rregulluar vullnetarizmin për të nxitur promovimin e jo për ta ngulfatur, por të lihet e lirë puna vullnetare e qytetarëve dhe të rinjve të të gjitha moshave”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për rini në kuadër të MKRS-së, Feim Hoxha inkurajoi të rinjtë për punën vullnetare, teksa përmendi disa prej iniciativave të ministrisë në shërbim të rinisë dhe vullnetarizmit.
“Vullnetari është një person që bën punë pa pagë. Puna e tyre nuk bazohet në asnjë lloj lakimi dhe shpërblimi material. Shpërblimi i vullnetarit është vlerësimi dhe motivimi i tyre… Jemi institucioni i vetëm që kemi të rregulluar punën e vullnetarëve përmes ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë dhe udhëzimit administrativ për punën vullnetare”, u shpreh ai.
Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë, Jan Braathu duke folur për ndihmën vullnetare për Shqipërinë e prekur nga tërmeti javën e kaluar, tha se solidariteti dhe puna vullnetare është traditë në Kosovë. Për këtë ai tha se vullnetarizmi në Kosovë po ringjallet më shumë.
“Është një gjë e rëndësishme për shoqërinë, për komunitetin. Puna që ju bëni është me rëndësi për juve si individ për gjithë neve si individ sa herë që bëjmë punë vullnetare. Mbledhim përvoja, eksperienca duke iu ndihmuar të tjerëve. Është një situatë kur të gjithë palët dalin fitimtarë në fund. Vullnetarizmi është njëra prej qëllimeve kryesore në kuadër të strategjisë të bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe vazhdon të jetë për vitin në vijim 2019-2020. Unë mendoj se vullnetarizmi në Kosovë po ringjallet, po rimëkëmbet”, tha Braahtu
Kreu i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahin u shpreh se çelësi i vullnetarizmit është platforma që do të hartohet nga Qeveria. Sipas tij kjo do t’i shërbejë shumë komuniteteve që kanë nevojë për punë vullnetare.
“Unë iu bëj thirrje që organizoni vullnetarizmin dhe kjo është e mundur vetëm përmes platformës së vullnetarëve”, tha ai.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE