LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë për paraburgim ndaj katër personave për veprën penale grabitje

Kërkesë për paraburgim ndaj katër personave për veprën penale grabitje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër katër të pandehurve, G.V., S.P., J.P.,B.N., me dyshimin se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “ grabitje”, nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 34 të KPRK-së.

“Më 14.05.2019, rreth orës 19:30, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “ Washingtoni” katër të pandehurit, të përgatitur më herët për këtë lloj grabitje, e kanë pritur të dëmtuarin Rr. K., i cili kishte ardhur nga Prishtina për tu takuar me të njëjtit ,me qëllim të blerjes së narkotikëve.

Të pandehurit në fjalë e kishin ftuar të shkonte te vetura e tyre, dhe pasi e kanë shëtitur në drejtim të “shkugëzës”, me armë zjarri e kanë kërcënuar duke ia marrë 2.500 euro.


Të pandehurit G.V, S.P., J.P., dhe B.N., me urdhër të Prokurorit të shtetit janë në mbajtje nga data 15.05.2019, dhe i njëjti ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori