LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti 2 (Dokument)

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti 2 (Dokument)

Lëvizje Vetëvendosje i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të thërret seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Kurti 2.

Telegrafi ka siguruar letrën e LVV-së drejtuar kryesisë së Kuvendit.

Në këtë kërkesë thuhet se LVV-ja kërkon thirrjen e kësaj seance, “duke marrë parasysh rrethanat e vakumit institucional dhe vullnetin e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e 14 shkurtit”.


Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 16:30.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku thuhet se pika e vetme e rendit të ditës do të jetë kërkesa e 52 deputetëve  për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Qeveria Kurti 2 pritet që të votohet pasditen e së hënës, ndërkaq janë caktuar tashmë edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës dhe ka konfirmuar se tashmë është bërë caktimi i ministrave, transmeton Telegrafi.

Lëvizja Vetëvendosje ia kthen letrën Konjufcës, seanca për votimin e Qeverisë mbahet sot
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje ia kthen letrën Konjufcës, seanca për votimin e Qeverisë mbahet sot

“I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, tha shkurtimisht ai.

Pas seancës për konstituimin e Kuvendit, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, e cila i ka kthyer letrën Konjufcës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori