LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për kartëmonedha në botë në nivelin më të ulët në 20 vjet

Kërkesa për kartëmonedha në botë në nivelin më të ulët në 20 vjet

Prodhuesi i kartëmonedhave De La Rue ka thënë se kërkesa për kartëmonedha në mbarë botën është në nivelin më të ulët në 20 vjet.

Kompania, e cila shtyp një të tretën e kartëmonedhave në mbarë botën, tha se kërkesa për para kishte rënë që nga pandemia COVID-19 kur bankat qendrore nisën të grumbullonin depozita.


“Kërkesa për kartëmonedha ka qenë në nivelet më të ulëta për më shumë se 20 vjet, duke rezultuar porosi të ulët që shkon në vitin fiskal 2024”, njofton De La Rue.

Shefi i saj, Clive Vacher theksoi se bankat qendrore kishin rritur porositë për kartëmonedha gjatë COVID-19, siç bënin gjithmonë në krizat ekonomike.

“Ata e bëjnë këtë gjithmonë kur ka kriza, për shkak të sigurisë që ka të paraja e gatshme. Pra, ne prisnim një rënie të kërkesës, gjë që ka ndodhur me të vërtetë, por kjo rënie po vazhdon të zgjerohet më thellë”, shtoi ai.

Kjo vjen pasi përdorimi i parave të gatshme nga konsumatorët është në rënie në shumë vende pasi më shumë transaksione kryhen në online ose me kartela.

De La Rue tha se ka shenja rikuperimi, por nuk është i sigurt se kur do të ndodhë. Firma 200-vjeçare tha se është në bisedime me bankat mbi marrëveshjet e saj të huasë për shkak të fitimeve më të ulëta dhe normave më të larta të interesit.

Kompania De La Rue punëson 1,800 njerëz në mbarë botën dhe ka zyre me 140 vende. /Telegrafi/