Dorëzimi i kërkesës për formimin e një Komisioni që do të hetojë listat e veteranëve nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po shihet si e panevojshme, ndërhyrje në drejtësi dhe goditje ndaj partnerit të koalicionit, kryeministrit Ramush Haradinaj.
Të paktën kështu deklarojnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të sistemit të drejtësisë.
Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi thotë se pretendimi për një komision të tillë vetëm sa e zvarrit zgjidhjen e problemit të veteranëve. Sipas tij, kryeparlamentari Veseli po mundohet vetëm të shpëtojë veten duke ikur nga përgjegjësia dhe përmes kësaj të godas partnerit e koalicionit, kryeministrin Haradinaj.
“Hapja e këtyre komisioneve është për të prolonguar zgjidhjen e këtij problemi. Sepse ky problem nuk ka filluar këtu, e as nuk zgjidhet këtu. Pra në një komision parlamentar…ata dinë të godasin njëri tjetrin, por është një tendencë për të shpëtuar vetveten nga një batak në të cilën është gjithë koalicioni duke përfshirë dhe vet kryetarin e Kuvendit. Që i bie shmangie nga përgjegjësit dhe largimin e përgjegjësive të tjerëve. Jo në një adresë të veçante, por tek të gjithë të tjerët. Sepse tendenca e tij është për të shkëputur vetën nga gjithë të tjerët”, thotë deputeti Selimi.
Ndërkaq, nga partia e kryeministrit Haradinaj nuk shprehen kundër këtij komisioni hetimor, por thonë se rasti është në gjykatë dhe se ajo i ka duart e lira që të veprojë dhe të konfirmojë secilin se a janë veteranë të rrejshëm, apo jo.
Deputetja Time Kadriaj e cila u gjend në listat e veteranëve të rrejshëm që u publikuan pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj ka thënë se duhet që të hulumtohet për secilin rast veç e veç nëse ka qenë në luftë apo jo.
“ Rasti i veteranëve është në gjykatë, ne e presim ata. Gjykata i ka duart e lira të verpojë, që të konfirmojë për të shikuar nëse ka gabime në procesin e shpalljes së veteranëve të rrejshëm, apo veteran. Ata i kanë duart e lira si institucione që ta hulumtojnë rastin dhe të verifikojë individ për individ. Rasti është në gjykatë ne përkrahim çdo vendim të gjykatës, çdo konfirmim. Le të konfirmojnë për gjithsecilin veç e veç a ka qenë, ne e përkrahim”, thotë Kadriaj.
Inicimi i formimit të këtij komisioni, për Institutin e Kosovës për Drejtësi është e panevojshme dhe paraqet ndërhyrje në drejtësi.
Betim Musliu këtë iniciativë e sheh më shumë si një luftë politike mes partnerëve të koalicionit.
“Përderisa ka një procedim gjyqësor për një rast, konsiderojmë se çfarëdo tendence për të përzier punën me lidhje me këtë paraqet ndërhyrje në punën e gjyqësorit. Në këtë rast, është plotësisht e panevojshme që të zhvillohen procese paralele hetimore dhe gjykuese në një formë për një proces që po e dimë të gjithë se është një proces i kompromentuar deri në dhëmbë. Lufta si duket edhe përbrenda anëtarëve të koalicionit aktualisht është një luftë që shfaqet në momente të caktuara dhe një ndër këto betejat e luftës mes tyre mund të jetë dhe kjo. Haptas shihet se qëndrimi i Haradinajt është në mbrojte të atij numri të madh të veteranëve që janë përfitues. Ndërsa, në anën tjetër e kemi pasur edhe liderin aktual, Kadri Veseli po edhe ish liderin e kësaj partie, tani president Hashim Thaçi që i kanë dal kundër Haradinajt kudër këtij numri të madh”, thotë Musliu.
KosovaPress ka bërë përpjekje që të marr një deklaratë edhe nga kabineti i kryetarit Veseli dhe zyrtarë të PDK-së, por asnjë nga këta nuk ishin të gatshëm të deklarohen për këtë çështje.
Ndryshe, dy ditë më parë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kërkesën e Veselit e kanë nënshkruar edhe 9 deputetë nga PDK-ja. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Malet shqiptare tërheqin dhe gjermanët, veç natyrës vlerësojnë njerëzit, mikpritjen dhe ushqimin
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre