LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e PSD-së për mocion procuderal për dialog, opozita pro e pozita kundër

Kërkesa e PSD-së për mocion procuderal për dialog, opozita pro e pozita kundër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të deklarohen Grupet Parlamentare të partive rreth propozimit të deputetit të PSD-së, Visar Ymeri për çështje e dialogut.

Visar Ymeri tha se çështja e dialogut më Serbinë po vazhdon nga Presidenca, e Kuvendi është i përjashtuar nga vendimmarrja. Kërkojë debat për këtë në kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se LDK e mbështet këtë propozim.


Ndërkaq shefi i GP nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se nuk po e kupton urgjencën e Visar Ymerit për këtë çështje.

“Me thënë të drejtën kur doli Ymeri mendova që na ka shpall luftë dikush. Nuk është urgjente çështja e dialogut pasi kemi mbajtur tryeza të ndryshme për këtë punë. Por me ardhë me kidnapua, e me u thirr për çështje urgjente pasi asgjë urgjente s’ka ndodh. Mendojmë që nuk ka urgjencë për me hedh në rend dite”, ka thënë Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Shefi i GP nga VV, Glauk Konjufca tha se VV do ta përkrah këtë propozim, por kjo është hera e fundit që i jep vota PSD-së

“Kjo është çështje urgjente pasi një diskutim parlament është i vonuar. Është dashur të ndodh më herët. Kam kritik për PSD, ndonëse votat do t’ia japim. Por kjo është hera e fundit kur japim vota pasi po flasin palidhje”, u shpreh Konjufca.

E shefi i GP-së së AAK-së, Ahmet Isufi tha se e tërë kjo nguti po bëhet për t’ia zbeh imazhin çështjes së vizave.

“Në dy elemente po tentohet të ndikohet, e para për ta revitalizuar apo zbeh aktin e djeshëm që ka ndodh dhe njëkohësisht një orë nuk po mund të pritet. Nuk e di pse po ju ngutet kaq shumë”, tha Isufi.

Ndërsa shefi i GP të Nisma për Kosovën Bilall Sherifi, tha se Nisma e mbështet që ky propozim të hyjë në ren dite, por pas përfundimit të pikave nga seancat e kaluara.

“Deputet e nismës do ta mbështesin që të hyj si pikë e rendit në seancën e re dhe jo në këtë seancë”, tha Sherifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori