LAJMI I FUNDIT:

Escobar kërkoi që vendimi për targa të shtyhet për 10 muaj, flasin nga Qeveria: I ndajmë të njëjtat shqetësime – por e kemi obligim sundimin e ligjit

Escobar kërkoi që vendimi për targa të shtyhet për 10 muaj, flasin nga Qeveria: I ndajmë të njëjtat shqetësime – por e kemi obligim sundimin e ligjit
Foto: Arkiv

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë ka thënë se ka kërkuar nga presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që të shtyhet vendimi për targat.

Escobar ka kërkuar që vendimi për targa të shtyhet për 10 muaj.


“Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINTIT. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar.

Emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Prishtinë më 19 tetor 2022/ Foto: Ridvan Slivova

Lidhur me këtë kërkesë të Escobar, nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë Telegrafit se i ndajnë dhe i kuptojnë shqetësimet e emisarit të SHBA-ve.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se njëkohësisht e kanë për obligim edhe sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 30 e as 31 tetor sot”, ka thënë Kryeziu.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të vazhdojnë me konvertimin e targave në RKS.

“Jemi në kuadër të fushatës për konvertimin e targave ilegale në ato legale RKS. Ju bëjmë thirrje përsëri qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat duke përfituar nga lirimi tatimor e doganor”, ka thënë Kryeziu.

Vendimi për targa ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve armatosura që ndodhën në veri të vendit.

Ndryshe, vendimi i ekzekutivit për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Siguri
Kalo në kategori