LAJMI I FUNDIT:

Kerim jashtë garës për njeri të parë të KB

Kerim jashtë garës për njeri të parë të KB

Sipas njoftimeve nga Kombet e bashkuara, anëtarët e Këshillit për siguri kanë eliminuar gjashtë nga dymbëdhjetë kandidatët për njeriun e parë të organizatës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Miroslav Lajçak, Natalia German, Srgjan Kerim, Vesna Pusiq, Igor Lukshiq dhe Vuk Jeremiq, më nuk janë në garë për njeriun e parë të KB.


Sipas lindës së kandidatëve, në garë kanë mbetur Antonio Gutiérrez, Suzana Malkora, Irina Bokova, Helen Clark, Cristina Figueres dhe Danilo Turk. Sipas praktikës dhe rregullës së pashkruar, njeriu i parë i organizatës duhet të jetë nga grupi rajonal i Evropës Juglindore, ndërsa kjo mes rreshtash do të thotë që Danilo Turk nga Sllovenia do të duhej të zgjidhet për Sekretar të ri të përgjithshëm të KB.

Një informatë tjetër e cila qarkullon në qarqet diplomatike është se Sekretari i ardhshëm i përgjithshëm  do të jetë grua, që do të thotë se nëse kjo merret parasysh, gjasat më të mëdha i ka Helen Clark nga Zelanda e Re./Telegrafi/