LAJMI I FUNDIT:

Kërcënuan një qytetar, arrestohen tre persona në Prishtinë

Kërcënuan një qytetar, arrestohen tre persona në Prishtinë

Një qytetar në Rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë është kërcënuar nga tre persona pasditen e së premtes. Ai deri sa ishte në lëvizje me veturë është ndalur nga tre të dyshuarit të cilët e kërcënuan. Pas kërcënimit të bërë, të tre të dyshuarit ishin larguar me veturën e tyre.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë njoftuar se tre personat janë arrestuar, por pas intervistimit nga prokurori kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.


“Ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMË pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë. Tre te dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.