LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi djemtë e tij, arrestohet 59 vjeçari nga Krusha e Vogël

Kërcënoi djemtë e tij, arrestohet 59 vjeçari nga Krusha e Vogël
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Krushë të Vogël, pasi që i njëjti kishte kërcënuar djemtë e tij.

Me të pranuar informatën policia kishte dalë në vend ngjarje ku ka arritur të arrestojë të dyshuarin derisa i njëjti ishte nisur drejt vendit të punës ku punonin djemtë e tij.


“Me datë 9 prill 2022, Njësia e trafikut rajonal në Prizren, në një pik kontrolli ne Krushë të Vogël , kanë pranua një informatë  nga një qytetar se babai i  ka kërcënuar djemtë e tij   dhe është duke shkuar ne vendin e punës ku ata janë duke punuar. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm është arrit qe te ndalohet i dyshuari, dhe gjate kontrollit ne brezin e tije polica gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe  dy karikator me nga 10  fishek cal. 9 mm”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast  i dyshuari N.K i lindur në vitin 1963 është shoqëruar në stacioni policor Prizren VERI , ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti të dërgohet me procedurë të rregullt dhe të hetohet. /Telegrafi/