LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet me jetë një mjek në Spitalin e Gjakovës

Kërcënohet me jetë një mjek në Spitalin e Gjakovës

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) përmes një komunikate për media sot ka njoftuar se në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë është kërcënuar me jetë mjeku S.B. nga ana e familjarëve të një paciente, të cilës i ishte konstatuar vdekje në QKUK.

OMK dënon ashpër kanosjen ndaj mjekut dhe kërkon nga organet e ndjekjes të trajtojnë rastin me seriozitet.


“Kryerja e veprave penale të tilla, siç është kanosja ndaj personit zyrtar, në këtë rast mjekut, i cili në cilindo rast nuk mund të ketë përgjegjësi absolute lidhur me jetën apo vdekjen e personit, është tregues që shoqëria jonë ende është e ngulfatur me paragjykime, të cilat kanë konsekuencë veprimet e tilla kriminale”, thuhet në reagim.

OMK bën me dije se mbështet protestën e paralajmëruar nga punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës kundër kriminalitetit të ushtruar ndaj mjekëve gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore. /Telegrafi/