LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet me jetë gazetari mitrovicas Musa Mustafa, përmes një mesazhi në gjuhën serbe (Foto)

Kërcënohet me jetë gazetari mitrovicas Musa Mustafa, përmes një mesazhi në gjuhën serbe (Foto)

Gazetari mitrovicas Musa Mustafa është kërcënuar sonte me jetë, përmes një sms-i të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO-s.

Musa Mustafa, i cili është drejtues i portalit ‘Infojeta.net’, ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në polici, pasi që atij përmes sms-it i është kërcënuar edhe familja, mesazh të cilin e prezanton portali Veriu.info.


“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukin edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve. Sms-i është dërguar në gjuhen serbe nga një numër i IPKO-së, që sipas policisë tani më nuk është i qasshëm në rrjet.

Rastin e kam paraqitur ne Stacionin e Policisë në jug të Mitrovicës, ndërsa për këtë kërcënim është njoftuar edhe Prokurori.

Mendoj se kërcënimi ka të bëjë me një seri shkrimesh që i kam bërë, e që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës, funksionimin e grupeve te strukturave ruse si ushtria kozake, grupeve çetnike, si dhe shkrimeve që tregojnë se si funksionon krimi i organizuar nën udhëheqjen e Zvonko Veselinoviqit, Millan Radonjqiqit e Zoran Millojeviqit, i njohur me nofkën ‘Zela’”, ka shkruar gazetari Musa Mustafa në Facebook.

Kujtojmë, se Musa Mustafa ka punuar rreth 18 vite në Koha Ditore si korrespodent nga Mitrovica, përderisa ka 23 vite që merret me gazetari./Veriu.info/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori