LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi me vrasje i Dick Martyt, OVL e UÇK-së: Në shumë raste Serbia është munduar t’i fajësojë shqiptarët, institucionet e Kosovës të mos heshtin

Kërcënimi me vrasje i Dick Martyt, OVL e UÇK-së: Në shumë raste Serbia është munduar t’i fajësojë shqiptarët, institucionet e Kosovës të mos heshtin

Avni Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë për media tha se Serbia vazhdimisht ka bërë inskenime, duke u munduar që të bëmat e tyre t’ia lënë Kosovës.

Kjo deklaratë e Klinakut vjen pasi ditë më parë u raportuar se që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të rreptë policore pasi ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe.

Ish-prokurori, deputet në Dhomën e Kantoneve nga (FDP/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.

Jeton nën mbrojtje të rreptë policore, Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t'i fajësonin shqiptarët"
Lexo po ashtu Jeton nën mbrojtje të rreptë policore, Dick Marty: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin e t'i fajësonin shqiptarët"

Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

E kryetari i OVL-UÇK-së, Klinaku në një konferencë për media tha se tej se Kuvendi i Kosovës, Presidenca e Qeveria e Kosovës nuk duhet të heshtin por të kenë takime të vazhdueshme me mekanizmat ndërkombëtarë dhe ta ngrisin si çështje, raporton Telegrafi.

Kërcënimi me vrasje i Dick Marty, ish-inspektori i AKI-së: Shërbimi sekret serb nuk ndërmerr hapa pa dijeninë e Vuçiqit
Lexo po ashtu Kërcënimi me vrasje i Dick Marty, ish-inspektori i AKI-së: Shërbimi sekret serb nuk ndërmerr hapa pa dijeninë e Vuçiqit

Ai më tej tha se presin nga Shqipëria të iniciojë një rezolutë të re në Këshill të Evropës, që do ta hidhte poshtë rezolutën e kaluar ku Kosova akuzohet për trafikim me organe.

Ndryshe, më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e senatorit zviceran Dick Marty, në të cilin ngrihen pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori