LAJMI I FUNDIT:

Kërcen nga kati i katërt, zjarrfikësi që qëndronte në katin e tretë e shpëton burrin nga më e keqja (Video)

Kërcen nga kati i katërt, zjarrfikësi që qëndronte në katin e tretë e shpëton burrin nga më e keqja (Video)

Një zjarrfikës ka fituar epitetin e heroit dhe me plotë të drejtë, për faktin se ka arritur ta shpëtojë një burrë i cili po binte nga ndërtesa.

Pamjet e publikuara nga departamenti i zjarrfikësve, shfaq një zjarrfikës i përkrahur nga kolegët i cili qëndron i varur jashtë dritares së apartamentit, dhe arrin ta kapë një burrë i cili bie me shpejtësi të madhe nga ndërtesa, transmeton Telegrafi.


Derisa po qëndronte në dritare, në një moment shihet se si një burrë me shpejtësi të madhe po binte, por që ai arrin ta kapë dhe shpëtojë nga vdekja.

Zëdhënësi i zjarrfikësve të Lituanisë ka deklaruar se gjatë vikendit kishin pranuar një telefonatë, ku një person kërcënonte se do të hidhej nga kati i katërt.

Dhe pasi që u bindën se ai ishte i vendosur të hidhet, ekipet e zjarrfikësve u fut në një apartament një kat më poshtë dhe dolën në dritare duke shpresuar se do ta shpëtojnë.

Për fat të mirë gjithçka përfundon si është më së miri, pasi zjarrfikësi me ndihmën e kolegëve arrin ta shpëtojnë burrin dhe ta fusin brenda apartamentit. /Telegrafi/