LAJMI I FUNDIT:

Kërcen nga gëzimi që bleu akullore, por hidhërohet shumë kur i bie në tokë (Video)

Kërcen nga gëzimi që bleu akullore, por hidhërohet shumë kur i bie në tokë (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, që e tregon një fëmijë dukë kërcyer dhe qeshur derisa mban në dorë një akullore.

Nuk bëhet i ditur ku është xhiruar ky moment, ku djaloshi tregon i gëzuar lëvizjet e tij, ndërsa nëna është duke e xhiruar.


Por, hareja e tij përfundon shpejt kur akullorja i bie në tokë, transmeton Telegrafi.

Ai nervozohet dhe fillon të qajë, para se ta hedh edhe konin që i kishte mbetur i zbrazët.

“Të shpresojmë se e ëma ia ka blerë një tjetër”, është një koment lidhur me videon që është shpërndarë në internet. /Telegrafi/