LAJMI I FUNDIT:

Keqtrajtoi fizikisht një vajzë katër vjeçare, Prokuroria nis hetimet ndaj logopedit nga Podujeva

Keqtrajtoi fizikisht një vajzë katër vjeçare, Prokuroria nis hetimet ndaj logopedit nga Podujeva
Foto: Ilustrim

Logopedi B.S nga Podujeva po vazhdon të mbahet në masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar fizikisht një vajzë katër vjeçare.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj tha për Telegrafin se i dyshuari gjendet nën masën e ndalimin prej 48 orësh.


“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime procedurale-ligjore. Ndaj kësaj çështjeje penale janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Policinë”, tha ajo.

Arrestohet një logoped në Podujevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze të mitur
Lexo po ashtu Arrestohet një logoped në Podujevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze të mitur

Ndryshe, një logoped dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar logopedin e dyshuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/