LAJMI I FUNDIT:

Këpucët e preferuara të Ivanka Trump do të kthehen në të preferuarat tuaja (Foto)

Këpucët e preferuara të Ivanka Trump do të kthehen në të preferuarat tuaja (Foto)

Njihuni me këpucët e preferuara të Ivanka Trump. Këshilltarja dhe vajza e Presidentit Trump është parë disa herë me të njëjtat balerina të zeza nga dizajnerja Jennifer Chamandi.

Në maj, Ivanka i veshi balerinat në fjalë me një fustan të kuq dhe të zi, gjatë Ditës së Sporteve dhe Fitnesit në Shtëpinë e Bardhë.


Muajin e shkuar, Ivanka veshi të njëjtat balerina në një vizitë në qendrën e NASA në Houston. Një javë më parë i veshi sërish për një udhëtim në Karolinën e Veriut.

Gjatë vizitës në qendrën e NASA, Ivanka zgjodhi t’i veshë balerinat me një veshje të sofistikuar e njëherazi të lirshme: një kostum të bardhë.

Ndërsa në Karolinën e Veriut, ku vizitoi qendrat e rikuperimit pas uraganit Florence dhe NASCAR Technical Institute, Ivanka zgjodhi një veshje të përshtatshme për në zyrë: pantallona të zeza, bluzë e bardhë, pardesy dhe balerinat nga Jennifer Chamandi.

Balerinat nga Jennifer Chamandi kushtojnë $665.