Ministri Hyseni ka takuar pёrfaqёsuesen e pёrhershme tё El Salvadorit nё Kombet e Bashkuara, ambasadoren Carmen M.G. Hernandez – nga e cila është njoftuar se, çёshtja e njohjes së Kosovës ka qenё nё agjendёn e Qeverisё sё kaluar dhe ёshtё edhe nё agjendёn e Qeverisё sё re të këtij vendi.

Gjithashtu – siç theksohet në një komunikatë të MPJ-së – ambasadorja ka theksuar se, El Salvadori po e pёrcjell evoluimin e situatёs sё Kosovёs dhe autoritetet e Kosovёs do tё njoftohen me kohё pёr vendimin qё do tё marrё Qeveria e El Salvadorit.

Hyseni ka takuar dhe pёrfaqёsuesit e pёrhershёm tё Bangladeshit dhe Guyanёs nё Kombet e Bashkuara – të cilëve u ka folur pёr pёrparimin qё ka bёrё Kosova dhe pёr rёndёsinё e njohjes nga këto dy vende.

Edhe nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Kenias nё Kombet e Bashkuara, Zachary D. Muburi Muita, Hyseni ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohje tё Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Kenias.

Nё takim, ambasadori kenian ka shprehur besimin se, “Kosova meriton tё zё njё vend nё familjen e kombeve,” dhe e ka siguruar ministrin Hyseni se do t’ia pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij. Po ashtu, ambasadori ёshtё shprehur se e drejta pёr vetёvendosje ёshtё njё e drejtё e patjetёrsueshme.

Ministri Hyseni ka pasur edhe një takim me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Arabisё Saudite nё OKB, ambasadorin Khalid Abdalrazaq Al Nafisee – të cilin e falënderoi pёr njohjen nga Mbretёria e Arabisё Saudite tё Republikёs sё Kosovёs. Gjithashtu, Hyseni i shprehu bashkëbiseduesit përkushtimin e Kosovёs qё nё afat optimal tё vendosen dhe marrёdhёniet diplomatike nё mes tё dy vendeve. /Telegrafi/