LAJMI I FUNDIT:

Keni një qen dhe shtëpia kundërmon? Largoni erën e keqe me truke të thjeshta

Keni një qen dhe shtëpia kundërmon? Largoni erën e keqe me truke të thjeshta

Fakti është se qentë nuk kanë gjithmonë erë të këndshme

Qentë kanë erën e tyre dhe ndonjëherë nuk është e këndshme. Një problem edhe më i madh është se kur ajo erë përhapet në mobilie dhe shtëpia juaj merr erë të përhershme qeni.


Për fat të mirë, ka truke që mund të përdorni për të hequr qafe atë erë të keqe, transmeton Telegrafi.

Pastroni tapetin me avull

Në treg ka shumë pastrues me avull, disa vetëm me ujë e disa me detergjent, ju takon të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë.

Pastroni me tretje uthulle

Dyshemetë prej druri, si dhe ato të tjera, fillimisht duhet të fshihen dhe më pas të pastrohen me një leckë të njomur në uthull. Uthulla alkoolike neutralizon aromat, të reja dhe të vjetra. Për të përgatitur tretjen, përzieni sasi të barabarta uthull dhe ujë në një enë dhe lagni një leckë dhe fshini dyshemetë. Lëreni të thahet.

Spërkateni me sodë buke

Soda e bukës reagon me erërat acidike si ajo e urinës së qenit. Prandaj, ajo e neutralizon në mënyrë të përkryer atë erë. Ky është veçanërisht një truk i mirë për pëlhurat. Sodën duhet të spërkatur në pëlhura që nuk mund t’i lani dhe lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës. Në mëngjes ju vetëm duhet të fshini sodën e tepërt të bukës me një leckë të lagur ose peshqir letre. Mund ta pastroni edhe me fshesë me rrymë.

Lani mbulesat

Nëse në mobilie keni batanije dhe mbulesa të cilat mund të hiqen dhe lahen, bëjeni një herë në javë ose një herë në dy javë.

Lani qenin

Lani rregullisht qenin tuaj. Flisni me veterinerin tuaj se sa shpesh duhet të lahet qeni juaj. Përveç kësaj, pas larjes qeni duhet të jetë plotësisht i thatë sepse lagështia është ideale për zhvillimin e baktereve përgjegjëse për erën e keqe, shkruan Family Handyman. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori